Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se kushtet e vendosura për integrimin e Shqipërisë në BE janë përmbushur.
Ndër të tjera Soreca shkruan se tashmë po pritet me padurim fillimi i bisedimeve të pranimit.
Soreca po ashtu ka postuar edhe një video ku tregon për udhëtimin 21 ditësh të delegacionit të BE, “Javët e Europës”, nga Veriu në Jug të vendit.
Reagimi në twitter:
“Evropa është këtu dhe këtu është Evropë! Tani po presim me padurim fillimin e bisedimeve të pranimit. Kushtet janë vendosur dhe janë përmbushur. Ka ardhur koha për ta bërë atë hap”, tha Soreca. /abcnews.al/