Integrimi i RMV-së, Kovaçevski: Mickoski po i mban peng deputetët si Gruevski

schedule19:44 - 16 Korrik, 2022

schedule 19:44 - 16 Korrik, 2022

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se partia e tij asnjëherë nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese. Mickoski përmes një konference për media pak minuta pasi Kuvendi miratoi konkluzionet mbi propozimin francez tha se deputetët e partisë së tij janë obliguar me deklarata noteriale të garantojnë se nuk do të sigurojnë vota për shumicën parlamentare.

Lideri i opozitës tha se asgjë nuk pa përfunduar dhe se bashkërisht me qytetarët do të ndalon tradhtinë ndaj popullit maqedonas.

Mickoski, si tradhtar i cilësoi edhe deputetët shqiptarë dhe deputetët e pakicave etnike të cilët votuan konkluzionet.

“Populli të rri i qetë, ky nuk është viti 2019. Përmes iniciativës së deputetëve, jemi obliguar që me qëllim përmbushjen e premtimit tonë dhe për ta bllokuar tradhtinë, kemi nënshtruar deklarata të vërtetuara me noter se nuk do të pranojnë ndryshime kushtetuese duke garantuar me dinjitetin dhe kredibilitetin e tyre personal. Nuk lëvizim asnjë milimetër nga kjo. Nuk ka hapa mbrapa sepse prapa nesh qëndron gjithçka që kemi, familja jonë, dinjiteti jonë, emri jonë dhe Maqedonia jonë. Derisa nuk do ndodhte kjo tradhti që e mundësuan ata sot do të ruanim dinjitetin”, u shpreh Hristijan Mickoski.”

Kurse, kryeministri Dimitar Kovaçevski iu përgjigj Mickoskit mbi vendimin e deputetëve të tij për deklaratat noteriale.

Kovaçevski tha se në kohën e Gruevskit OBRM-PDUKM-ja nënshkruante letra kambiale me vlerë 300.000 euro, ndërsa në kohën e Mickoskit notarizon deklarata.

Ai gjithashtu kërkoi nga Mickoski të tregon pse i pengojnë bullgarët të përfshihen në Kushtetutë.

“E shohim se ajo parti politike nuk ka ndryshuar asnjë milimetër nga koha e kryetarit të mëparshëm. Aso kohe deputetët e tyre kanë nënshkruar kambiale, ndërsa tani nënshkruajnë deklarata të notarizuara. Deputetët sipas Kushtetutës janë të pavarur në vendimet e tyre në Kuvend. Ata nuk përfaqësojnë parti politike ose kryetar të partisë i cili i kërkon deklarata nga noterët dhe i keqtrajton nëpër konferenca për media, por përfaqësojnë qytetarët ”, tha Dimitar Kovaçevski. /abcnews.al/