Përfaqësuesi i lartë i Unionit për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrelli i ka dërguar një letër zëvendëskryeministrit të angazhuar për Integrime Evropiane Nikolla Dimitrovit.
Në letrën dërguar Dimitrovit, Borreli thekson se pret me padurim miratimin e Kornizës negociatore dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe jini të sigurt në përkushtimin tim personal për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
“Roli juaj në negociatat e suksesshme, nënshkrimi dhe ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës, e cila shërben si shembull për pajtim në të gjithë Evropën, do të mbetet pjesë e qëndrueshme e trashëgimisë suaj si ministër i Punëve të Jashtme”, shton Borrelli.
Ndër të tjera ai shkruan se së bashku me Dimitrovin do të punojnë në hapat e ardhshëm të vendit në rrugën drejt BE-së, në zbatimin e agjendës reformuese evropiane, si dhe në përforcim shtesë të marrëdhënieve të mira fqinjësore.
“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe e di se e ndani vendosmërinë time që ta shoh Maqedoninë e Veriut, si dhe rajonin në tërësi, si përparon në realizimin e perspektivës evropiane”, thekson Borrelli. e.su/abcnews.al