Instrumentisti shqiptar që po korr sukses në Francë: Muzikën e kam të trashëguar nga gjyshi

schedule09:34 - 9 Prill, 2024

schedule 09:34 - 9 Prill, 2024

Kristian Xhaferraj është instrumentisti që jeton dhe punon në Francë mes muzikantëve më të njohur oriental. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se muzikën e ka të trashëguar nga gjyshi i tij dhe tashmë është shumë i kërkuar nëpër eventet familjare.

“Unë luaj një muzikë orientale. Unë vij nga një familje muzikantësh, gjyshin, babain dhe xhajat. Sot jetojnë në Francë fal gjyshit janë me nënshtetësi.

Muzika që unë bëj lidhet me Turqinë, me Rumaninë, kam goxha sukses në Francë kur luaj.

Unë zakonisht performoj nëpër eventet familjare dhe dasma. Në Francë, shumicën e dasmave i kam shqiptarë, maqedonase dhe kosovare”. 

Sa i përket jetës personale, Kristiani tha: “Jam i martuar dhe kam një vajzë 1 vjeç e gjysmë. Bashkëshortja ime është shqiptare nga Elbasan”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!