“Instinkti më riktheu tek Aarau, ju tregoj çuditë e Amerikës”

schedule13:51 - 18 Janar, 2020

schedule 13:51 - 18 Janar, 2020

Shkëlzen Gashi vendosi të rikthehej në Zvicër, pas një eksperience në MLS me Colorado Rapids. Nisje e shkëlqyer, gola spektakolarë dhe më pas dëmtime dhe ndërprerje kontrate. Sulmuesi arkëtoi milionat, ndërkohë që shijonte pushimet dhe stërvitej me trajnerë privatisht. “Aargauerzeitung” e ka intervistuar Gashin, i cili flet për vendimin e tij që të vishte sërish fanellën e Aarau, komenton largimin nga Colorado dhe gjërat e çuditshme në futbollin amerikan.

VENDIMI PËR T’U RIKTHYER – “Instinkti im është këshilltari im më i rëndësishëm në fushë dhe jashtë saj. Në situatën time më thotë se Aarau është klubi i duhur për mua. Prej që kur jam larguar, në vitin 2012, kam fituar përvojë, jam pjekur dhe dua ta ndihmoj klubin të rikthehet në Superligë sa më shpejt.  Kur kujtoj vitet e shkuara, më vijnë ndërmend momente të bukura, entuziazmi i tifozëve për klubin. Njerëzit brenda dhe jashtë klubit vlerësojnë edhe njeriun, jo vetëm futbollistin”, shprehet Gashi.

PENGJET – Sulmuesi nuk ndihet keq për vendimin e Colorado Rapids për t’i ndërprerë kontratën. “Gjithmonë përpiqem t’i shikoj gjërat pozitivisht dhe të vlerësoj atë që kam dhe të mos vajtoj për gjëra të tjera. Unë pata mundësinë të jetoja në vendin që kisha ëndërruar, në SHBA. Luajta atje me sukses për tre vite, kisha rreth vetes trajnerë ‘top’ dhe mendoja se mund të jepja kontributin tim në klube të tjera. Në Amerikë mësova të kujdesem edhe më shumë për trupin tim. Kulti i trupit është i madh athe. Nuk ka rëndësi sa bukur keni luajtur, nëse keni trupin e duhur, atëherë jeni popullor”, shton Gashi.

LARGIMI – Futbollisti 31-vjeçar e ka marrë gjithçka me sportivitet: “Atje çdo gjë duhet të pritet. Në tre vitet e mëparshme shumë shokë të skuadrës provuan të njëjtën përvojë. U përshtata me diçka të tillë dhe atje dallimi është se lojtarët nuk i lidhin kontratat me klubin, por me Ligën. Për këtë arsye edhe luhatjet në ekip janë më të mirë. Në vitin 2016 shkruan në finalen e Konferencës me Colorado, kurse një vit më pas 15 lojtarë u larguan. Kjo nuk imagjinohet në Europë. Drejtuesit e klubeve këtu shkëmbejnë shpesh informacione me lojtarët”.

GJËRAT E ÇUDITSHME – Kur Gashi u largua nga Colorado Rapids, i habiti të gjithë duke shkuar në klub dhe duke i qerasur me pica shokët e skuadrës dhe punonjësit e klubit. “Largimi nga një ekip është pjesë e punës. Shumë vetë më kanë thënë që asnjë lojtar nuk do e kishte bërë diçka të tillë pasi ta largonin. Ishte e rëndësishme për mua të tregoja që po ikja nga klubi në një gjendje të mirë dhe dëshiroja t’i falënderoja për tre vitet e shkëlqyera që kalova aty.

Në javën time të parë atje e ftova të gjithë ekipin për darkë. Ishte një mbrëmje argëtuese, por të nesërmen nuk mora as një faleminderit. Asnjë reagim. Mendova se bëra diçka të gabuar. “Kjo është Amerika” më tha një shok skuadre nga Gjermane, i cili kishte qenë atje prej shumë kohësh. Atje nuk shkojnë me shokët e skuadrës si këtu, pasi askush nuk e di nëse do të jetë javën tjetër në skuadër”, shprehet sulmuesi i Aarau. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!