INSTAT: Rritet 10% numri i veprave penale në tre muaj

schedule19:45 - 18 Tetor, 2017

schedule 19:45 - 18 Tetor, 2017

Veprat penale janë shtuar ndjeshëm gjatë periudhës korrik–shtator. Krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit të Statistikave, janë rregjistruar mbi 10% krime më shumë. Ndërsa personat e implikuar rezultojnë të jenë 24% më tepër.

Situata kriminale në vend është rënduar muajt e fundit. Instituti i Statistikave raporton një ritëm mbi 10% të veprave penale, në periudhën korrik-shtator të këtij viti, krahasuar me të nëjtën periudhë të një viti më parë.
Krimet në sferën ekonomike zenë peshën më të madhe, përfshirë këtu krimet kundër pasurisë. Mbi 40% e krimeve të regjistruara i përkasin këaj kategorie. Në masë pak më të vogël janë krimet kundër shtetit me 38%, dhe gati 20% e krimeve u përkasin krimeve kundër personit.
Në të gjitha rastet situata është përkeqësuar krahasuar me një vit më parë, pasi si numri i krimeve edhe i personave të përfshirë në to është rritur. Shqetësuese është rritja me ritme të larta e krimeve ekonomike, ku përfshihet edhe vjedhja e pasurisë. Krime të kësaj natyre u shtuan gati 50% krahasuar me një vit më parë.

https://www.youtube.com/watch?v=uNfNO9Gz9UI

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!