INSTAT: Rriten eksportet për janar-shtator

schedule14:27 - 17 Tetor, 2017

schedule 14:27 - 17 Tetor, 2017

Shtimi i kontratave të porosive ka rimëkëmbur industrinë e tekstileve dhe këpucëve në vend. Në  9 muajt parë të këtij viti këto produkte zunë gati   gjysmën e totalit të eksporteve. 

Eksportet shqiptare janë rimëkëmbur gjatë muajit shtator, duke përshpejtuar ritmet e rritjes krahasuar me disa muaj më parë. Ato u rritën mbi 13% në 9 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa për tetëmujorin rritja ishte 12.8%.

Eksportët e këtij viti rezultojnë të kenë qenë më të mbara për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para. Por ecurinë më të mirë vijojnë ta kenë tekstilet dhe kepucët. Shtimi i kontratave, e mbi të gjithë kontrata të reja për dërgim të produkteve përfundimtare kanë bërë që industria e veshjeve dhe këpucëve të udhëheqë eksportet këtë vit. Ky grup mallrash ishte gati 88 miliardë lekë nga 200 miliardë lekë te eksportuara gjithsej. Rimëkëmbja më e madhe e porosive vjen nga tregu tradicional, Italia, i cili duket se ka rikthyer vëmendjen por edhe besimin tek tregu shqiptar.

Grupi i dytë i mallrave më të eksportuar janë  “mineralet, lënda djegëse dhe energjia elektrike” e cila pikërisht për shkak të uljes së eksporteve të energjisë ka rënë ndjeshëm. Për 9 mujorin, eksportët e këtij grupi u rritën me vetëm 0.2%, në gati 33 miliardë lekë.

Më mirë ka ecur këtë vit edhe eksporti i metaleve, me shtimin e përpunimit të mineraleve të ngurta.

 

https://youtu.be/vXxfog5sHKI

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!