Inspektori i pandehur në SPAK/ Mbyllen hetimet për korrupsion, merrte para për shkeljet që gjente

schedule15:37 - 2 Tetor, 2023

schedule 15:37 - 2 Tetor, 2023

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe merr të pandehur Marvin Mersinin, që ka mbajtur postin e inspektorit pranë Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetit me akuzën e korrupsionit.

Sipas SPAK, Mersini ushtronte presion bizneseve gjatë kontrollit se nuk kishin plotësuar dokumentacionin dhe se do të gjobiteshin me 1 milionë lekë të reja ose do t’i mbyllej aktiviteti. Që kjo të mos ndodhte, sipas hetimeve rezultoi se ai kërkonte 500 mijë lekë ryshfet dhe shuma të paguhej brenda 24 orëve.

Marvin Mersini u arrestua në flagrancë në Maj të këtij viti, ku iu sekuestrua dhe shuma prej 200 mijë lekësh të cilën e kishte marrë rryshfet nga një subject tregëtar në Tiranë.