Inspektorët bërthamorë mbërrijnë në Zaporizhia

schedule22:43 - 31 Gusht, 2022

schedule 22:43 - 31 Gusht, 2022

Inspektorët bërthamorë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) u nisën për në centralin bërthamor të Zaporizhzhia të mërkurën dhe thanë se misioni i tyre është të parandalojnë një aksident bërthamor të mundshëm.

Inspektorët mbërritën në qytetin e Zaporizhzhias, ku mund të kalojnë natën përpara se të vizitojnë të enjten centralin, i cili është në një territor të kontrolluar nga Rusia.

Zyrtarët e caktuar nga Rusia në zonën pranë objektit sugjeruan se vizita mund të zgjasë vetëm një ditë, ndërsa IAEA dhe zyrtarët ukrainas thanë se ajo do të zgjasë disa ditë.

“Ne kemi një detyrë shumë të rëndësishme për të kryer – të vlerësojmë situatën reale, të ndihmojmë në stabilizimin e situatës sa më shumë që mundemi,” tha Rafael Mariano Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Energjinë Atomike, duke shtuar se ekipi i IAEA-së kishte marrë garanci si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina që i mundësonin asaj të hynin në zonën e luftës.

Rusia e mori nën kontroll centralin më të madh të Evropës, në fillim të marsit.  Sakaq, Kievi dhe Moska akuzojnë njëra-tjetrën për sulme përreth centralit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!