Napoli po bën shumë mirë në kampionat ku momentalisht ndodhet në vendin e parë të tabelës së Seria A.
Ajo që po shqetëson klubin është mungesa e rinovimit me Lorenzo Insigne. Sulmuesi italian nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij me klubin napoletan dhe kjo gjë nuk është pritur mirë nga presidenti De Laurentis.
Sipas “Sportmediaset”, De laurentis është shprehur se do të ketë pasoja nëse ai nuk do të rinovojë.
“Qëndrimi im është i palëkundur dhe nga oferta e fundit, nuk do të shtoj asgjë. Nëse Insigne pranon të qëndrojë, është i mirëpritur, por nëse refuzon të rinovojë, atëherë ne do të marrim masat tona, ndonëse me keqardhje”, deklaroi De Laurentis./h.ll/abcnews.al