“Insigne magjistar i fushës, i penduar për largimin e tij”, Spalletti: Kjo skuadër është e fortë

schedule20:20 - 15 Maj, 2022

schedule 20:20 - 15 Maj, 2022

Napoli mori 3 pikë në shtëpi, teksa shënoi 3 gola për t’i shkaktuar edhe rënien në Seria B Genoas.

Kjo fitore matematikisht i ka dhuruar vendin e 3-të napolitanëve, teksa ndeshja e radhës do të vlejë vetëm për statistikë.

Në “Diego Armando Maradona” Lorenzo Insigne luajti edhe ndeshjen e fundit para publikur të Napolit, një ndeshje speciale për kapitenin, i cili mes lotësh u përshëndet edhe me të pranishmit në stadium, ndërsa për këtë largim është penduar trajneri Luciano Spalletti, pasi e konsiuderon italianin një magjistar të fushës.

“I njoh shumë mirë lojtarët e mi, kjo është një skuadër e fortë. Na mungojnë disa karakteristika për atë që kërkon futbolli aktual. Diçka e bukur do të jetë të qartësojmë objektivat tanë. Është e qartë se mund të luftojmë deri në fund për titullin kampion. Është e qartë se na mungon diçka, sepse është përsëritur i njëjti problem në disa sfida”.

LAMTUMIRA E INSIGNE- “Jam penduar për largimin e tij që kur u qartësua situata se ai do të largohej. Ne trajnerët këta lloj lojtarësh i kritikojmë, zihemi, por kur nuk i kemi në dispozicion pendohemi sepse na mungojnë.

Lorenzo bën pjesë tek ata magjistarët e fushës, ata iluzionistët që mund të dalin nga situatat me fantazinë që hapin mundësinë për të marrë një rezultat. Fëmijët ëndërrojnë të bëhen futbollistë sepse ka nga ata si Insigne, Del Piero, Baggio apo Totti”.

E ARDHMJA ME NAPOLIN- “Ne do të vendosim në dispozicion të gjithë punën tonë, më pas unë duhet të bëj më pak gabime. Kur bën disa zëvendësime, nëse lojtari që hyn në fushë bën mirë, ke qenë ti që e ke fituar ndeshjen, nëse nuk ndodh prapë është faji jot. Zgjidhja janë lojtarët, ka nga ana që janë të mirë nga ana e mentalitetit dhe e muskujve”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!