Carlo Ancelotti përfundon nën akuzë pas ndeshjes që Napoli barazoi me Genk. Pas ndeshjes ai u shpreh se Lorenzo Insigne nuk ishte në formë si në stërvitje, ndërkohë që nuk ndan të njëjtin mendim me të vëllai i sulmuesit, Antonio.
Ai i është përveshur trajnerit italian, teksa në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar: “Nuk keni k*** të thoni të vërtetën. Një gol apo asist çdo 63 minuta… E vërtetë, nuk është në formë”. Postimi ka qëndruar për pak kohë dhe më pas është fshirë, sikurse shkruan Sport Italia.
Insigne edhe vetë u përfshi para pak ditësh në një debat televiziv në Sky Sport pas humbjes ndaj Cagliarit në shtëpi. Sulmuesi u kap me Giancarlo Marocchi, i cili insistoi se Napoli nuk luajti me intensitetin e duhur. Mendimet ishin të ndryshme dhe Insigne kërkoi që të mos gjykohej vetëm ai, por e gjithë skuadra. /abcnews.al