Insigne flet për herë të parë: Kam humbur një vajzë

schedule15:30 - 13 Tetor, 2022

schedule 15:30 - 13 Tetor, 2022

Lorenzo Insigne për herë të parë ai foli për dramën e tij familjare që e ka prekur kohët e fundit.

Në fakt, ai dhe gruaja e tij humbën një vajzë që e prisnin prej gjashtë muajsh.

“Dihet që javët e fundit më është dashur të përballem me probleme personale, por ndoshta jo të gjithë i dinë arsyet. Kështu që do të sqaroj, unë dhe gruaja ime kemi humbur një vajzë, e cila do të mbetet gjithmonë në zemrat tona.

Patëm një humbje të madhe me gruan time dhe nuk ishte e lehtë për ne. Po përpiqemi të ecim përpara së bashku. Kemi dy fëmijë të tjerë të bukur, por vajzën tonë nuk do e harrojmë kurrë”, është shprehur i prekur sulmuesi italian./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!