Napoli mposhti 3-0 Genoan në takimin e luajtur në “Maradona”. Të besuarit e Luciano Spallettit “shkelmuan” Genoan në Seria B.
Djemtë e Spallettit e mbyllën më së miri ndeshjen e fundit në Maradona për këtë sezon, teksa kjo sfidë ishte e fundit edhe për kapitenin e ekipit, Lorenzo Insigne, i cilli do të largohet drejt Torontos në fund të sezonit.
Osimhen zhbllokon shifrat në pjesën e parë, ndërsa në të dytën do të gjenin rrugën e rrjetës edhe Inzigne me penallti dhe Lobotka.
Mbyllet pa shumë histori ky takim, me vendasit që koleksionuan kështu një tjetër fitore në Seria A, ndërsa dërgojnë miqtë në Seria B, pasi tashmë janë shuar shpresat e mbijetesës. /f.a/abcnews.al