Injoron urdhrin e mbrojtjes dhe dhunon gruan në Elbasan, arrestohet 34-vjeçari

schedule10:43 - 5 Qershor, 2022

schedule 10:43 - 5 Qershor, 2022

Edhe pse e pajisur me urdhër mbrojtje, një grua nga Elbasani është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, I.D.

34-vjeçari është arrestuar nga blutë e Elbasanit.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 34 vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases  A. D., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!