Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil, ku një notues ka zgjedhur që të injorojë njoftimin se liqeni është i mbushur me krokodilë dhe u fut në ujë duke rrezikuar jetën.
Mediat e huaja bëjnë me dije se sapo është futur në liqen, ai është sulmuar nga një krokodil pak metra para se të dilte nga ujit në Lago do Amor në Campo Grande, destinacion i njohur turistik.
Willyan Caetano, që filmoi incidentin kishte parë burrin duke u futur në ujë, dhe e dinte se diçka e keqe do të ndodhë. Për fat të mirë ai arrin të dalë nga uji, duke i shpëtuar më të keqes. Pasi e kupton se ka mundur ta pësojë me jetë, e shfaq plagën në kraharor./abcnews.al