Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar Superkupa e Japonisë mes Yokohama FM dhe Vissel Kobe. Për të gjetur një fitues nuk mjaftoi koha e rregullt, pasi ajo përfundoi në barazim 3-3.
Ndeshja shkoi te penalltitë, ku dukej si një dramë e vërtetë. Katër penalltitë e para ishin të sakta nga të dy ekipet, ku shënoi dhe Andres Iniesta, i cili luan për Vissel.
Më pas të dy ekipet humbën plot nëntë penallti, duke i bërë tifozët me zemër. Madje dhe ish-mbrojtësi i Tottenham, Thomas Vermaelen, ishte njëri prej tyre. Më pas ishte Yamaguchi ai që i dha fitoren ekipit të ish-kapitenit të Barcelonës, duke fituar kështu Supërkupën 2-3 me penallti. /abcnews.al