Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Iniesta largohet nga klubi japonez mes lotëve, por nuk “var këpucët në gozhdë”

schedule11:49 - 25 Maj, 2023

schedule 11:49 - 25 Maj, 2023

Me sytë e mbushur me lot, Andres Iniesta njofton se po largohet nga skuadra japoneze Vissel Kobe. Megjithatë, ikona e Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle nuk ka ndërmend të mbyllë këtu karrierën e tij si futbollist.

“Dua të vazhdoj të luaj futboll, por ende nuk e di se ku. Ndjehem sikur jam i aftë të luaj akoma. Por ndërsa mbyllet ky kapitull, do të shohim se çfarë është e mundur. Dua të përfundoj karrierën time në fushë duke luajtur dhe kjo është ajo që shpresoj të bëj.

Pak minuta në fushë? Prioritetet e trajnerit janë të ndryshme, dhe unë e respektoj këtë gjë. Është një ditë shumë emocionuese pas kaq shumë vitesh. Unë u përpoqa të jap më të mirën time brenda dhe jashtë fushës. Jam shumë krenar për këtë”, përfundoi Iniesta.



39-vjeçari u transferua te klubi japonez në vitin 2018 kur mbylli në karrierë fantastike te Barcelona duke fituar 30 trofe me klubin katalanas./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!