Bruno Fernandes është një nga lojtarët më të spikatur të Manchester United. Mesfushori portugez, autor i 22 golave dhe 13 asisteve këtë sezon me “Djajtë e Kuq”, prek disa tema gjatë bisedës me tifozë të ndryshëm në “Questions and Answers”.
“Frymëzimi dhe inspirimi im ka qenë Andres Iniesta, si futbollist dhe si njeri. Një idhull absolut për gjithçka që përfaqëson. Momenti më i mirë i karrierës time? Nuk ka ardhur akoma“, deklaron 26-vjeçari.
Lojtari portugez zbulon edhe ish-lojtarët të cilët do donte t’i kishte pasur shokë skuadre. “Janë tre: Ronaldo fenomeni, Eric Cantona dhe Wayne Rooney“, deklaron ylli i skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer. /abcnews.al