Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar për herë të parë në emisionin“Real Story”, arsyet se përse dërguan në vendimin për pezullimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.
Ai ka thënë se ka shpenzuar tre muaj, për të gjetur arsyet e shkaqet që dërguan SHBA në marrjen e këtij vendimi. Sipas Bashës, shpallja ‘non grata’, finalizohet nga Sekretari i Shtetit, duke marrë parasysh informacione të siguruara nga agjenci jashtë qeverisë.
“S’mund të ketë kult ambasadorësh. Është detyra jo vetëm e kryetarit të opozitës, por çdo qytetari shqiptar që të ngrihet në këmbë për të mirën kombëtare. S’bëhet fjalë për një vendim të një ambasadori, por të qeverisë amerikane. Një proces prej tre muajsh, ku kam investuar të gjithë energjisë, kapitalin politik e personal timin për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për zotin Berisha dhe mbi të gjitha sa i takon interesave të PD.
Në këtë proces, ashtu siç është thënë, procesi për shpalljen ‘non grata’ nuk është proces që niset nga DASH, është proces që finalizohet nga Sekretari i Shtetit, i cili sipas informacioneve të përcjella në rrugë zyrtare ka pothuajse zero diskrecion, në rast se informacioni i mbledhur prej vitesh buron nga agjencitë e ndryshme të ligjzbatimit dhe të informacionit. Kjo ka çuar në një vendim ‘non grata’.
E dyta, nuk është dënim, por shpallje ‘non grata’. Është larguar distancimi i PD nga Slai Berisha. Edhe largimi i tij i parlamentit. Vendimi im ka qenë pezullimi nga grupi parlamentar deri në përfundim të hetimit. Vetë zoti Berisha është zotuar para dhe pasi ka marrë këtë vendim, nuk do e përfshinte PD në këtë çështje. Qëndrimet e mia unë ia kam bërë të qarta kujtdo.
A nuk kanë qenë këto ambasadorë që kanë thënë që topi është në derën tënde. A nuk kanë qenë këta administratorë që kanë kontribuar në Reformën në Drejtësi. T’ia themi shqiptarëve që më 5 qershor, edhe aleatët e mi ishin dorëzuar dhe më kërkuan t’i dorëzoja administratës së korruptuar të Ramës zgjedhjet”, tha Basha./ BalkanWeb