Informacion shumë i rëndësishëm, askush nuk e di se çfarë kuptimi kanë tre numrat në ‘skeletin’ e syzeve

schedule09:07 - 29 Qershor, 2023

schedule 09:07 - 29 Qershor, 2023

Në skeletin e syzeve ka numra që kanë kuptimin e tyre, madje as personat që i mbajnë prej vitesh nuk e dinë për këtë.

Më saktësisht, shumica e njerëzve mendojnë se numrat në kornizë lidhen ekskluzivisht me modelin e kornizës së syzeve, por nuk është kështu.

Nëse e dini se çfarë nënkuptojnë, blerjet do të jenë shumë më të lehta për ju. Këta numra tregojnë madhësinë.

Në skeletin që kemi marrë nga një kolege e redaksisë janë shkruar numrat 51-16-145 mm.

Është e qartë për çdo optik se kjo do të thotë:

51 – Kjo është madhësia e syve që zakonisht varion nga 40 mm në 62 mm.

16 – Kjo është gjerësia e rrënjës së hundës. Zakonisht kjo shifër varion nga 14 në 24 mm.
145 – Kjo është gjatësia e anësoren dhe zakonisht shifra varion nga 120 në 150 mm.

Numrat e tjerë në kornizë tregojnë vërtet modelin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!