Influenca ruse, Bushati kritika: Duhet marrë informacion i specializuar nga shërbimet informative

schedule11:12 - 6 Nëntor, 2019

schedule 11:12 - 6 Nëntor, 2019

Komisioni i Jashtëm po diskuton sot mbi projekt-rezolutën e Partisë Socialiste për “Ndërhyrjet e huaja në procesin elektoral dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”.

Projekti është prezantuar nga Taulant Balla i cili u shpreh se në vend ka influencë ruse. Ndërkohë, kundër kësaj ka dalë ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Ky i fundit u shpreh se nuk ka një inflUencë të tillë ose sipas tij, duhet marrë informacion i specializuar nga shërbimet informative, ndërsa shtoi se në rezolutë mungon edhe një kriter mjaft i rëndësishëm, siç është prania e Shqipërisë në NATO.

Në rast se jemi përballë të këtij kërcënimi, cdo dy vjet ministria e Mbrojtjes përditëson një dokument që bëhet në bashkëpunim me Naton, në mënyrë periodike rishikohet siguria kombëtare. Pse nuk shkojmë te strategjia e sigurisë kombëtare. Ka një metodologji BE që e mat performancën e këtyre vendeve. Prap po ju them se ky nuk është rasti”, tha Bushati./abcnews.al