Inflacioni zbret në 3.8% në tetor/ Niveli më i ulët që prej muajit shkurt 2022

schedule15:58 - 8 Nëntor, 2023

schedule 15:58 - 8 Nëntor, 2023

Çmimet kanë ngadalësuar rritjen gjatë tetorit duke bërë që inflacioni sipas Instat të zbresë në 3.8%, nga 8.3% që ishte tetorin e vitit të kaluar.

Ky është niveli më u ulët I shënuar që prej shkurtit të vitit 2022, para nisjes së agresonit rus në Ukrainë. Ndikimin kryesor në frenimin e inflacionit e ka dhënë grupi i transportit me çmimet e karburanteve tashmë  të  stabilizuara  edhe në tregun vendas.

Por, ndërkohë çmimet e mallrave e shërbimeve të tjera vijojnë të shtrenjtohen. Rritjen më të madhe vjetore të çmimeve e kanë parë artikujt ushqimorë  me 2.6% veçanërisht zarzavatet dhe produktet e bulmetit, ndjekur nga grupi i argëtim e kulturë, veshje e këpucë si dhe shërbimi arsimor e shëndetësor.

Inflacioni që iu rikthye trajektores rënëse muajin e kaluar duket se do të vijojë të mbetet sfidë edhe për pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Vetëm pak ditë më parë Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë sërish normën bazë të interesit në 3.25%, me qëllim kthimin e tij në objektivin e saj prej 3%.

Megjithatë tashmë që inflacioni po  pëson rënie , duket se edhe mundësia për rritje të mëtejshme të normës së interesit nga Banmka e Shqipërisë është  më e vogël./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!