Inflacioni shënon rekord gjatë korrikut në Itali, rritje me 7.9% krahasuar me një vit më parë

schedule15:18 - 10 Gusht, 2022

schedule 15:18 - 10 Gusht, 2022

Instituti Kombëtar i Statistikave i Italisë, Istat, konfirmoi parashikimin e tij të fundit të inflacionit të korrikut. Bazuar në përpunimin e të dhënave përfundimtare, inflacioni muajin e kaluar në Itali u rrit me 7.9% nga viti në vit dhe me 0.4% nga muaji në muaj.

Çmimet e produkteve të përfshira në të ashtuquajturën “shporta e amvisës” u rritën me 9,1%, krahasuar me korrikun 2021: një tendencë rritëse që ishte regjistruar që nga shtatori 1984.

Në përgjithësi, çmimet e ujit dhe karburanteve janë rritur me 24,7% dhe biletat e transportit me 13,9%.

Rritja më e madhe e çmimeve në bazë vjetore ka të bëjë me sektorin e energjisë, ku në muajin korrik çmimet ishin 42.9% më të shtrenjta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!