Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar shënon nivelin më të ulët gjatë këtij viti

schedule12:29 - 1 Gusht, 2023

schedule 12:29 - 1 Gusht, 2023

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar shënoi  në nivelin më të ulët të këtij viti në korrik pasi çmimet ranë për disa produkte ushqimorë kryesorë si vajrat, yndyrnat, peshku dhe drithërat.

Megjithatë, çmimi prej 13.4% është ende shumë i lartë. Konsorciumi britanik i shitjeve me pakicë (BRC), i cili përpiloi të dhënat e reja, megjithatë foli për “optimizmëm”, pasi ky është muaji i tretë radhazi që inflacioni shënon rënie.

Në maj çmimi ishte 15.4% dhe në qershor 14.6%.

Inflacioni i përgjithshëm i shitjeve me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar ishte 7.6%, më i ulëti këtë vit. Norma korresponduese e rritjes së çmimeve në qershor ishte 8.4%.

Në përgjithësi, çmimet e dyqaneve në Mbretërinë e Bashkuar ranë me 0.1% në korrik në krahasim me qershorin, një rënie që ka ndodhur për herë të parë në dy vjet.

Një rol të rëndësishëm në uljen e çmimeve kanë luajtur edhe uljet e mëdha të ofruara për konsumatorët në veshje dhe këpucë gjatë muajit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!