Muaji shtator ka rikthyer tendencën rritëse të inflacionit në vend.Sipas të dhënave të Instat Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2023 është 4,1 %, nga 4% që ishte një muaj më parë. Por nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur inflacioni shënoi 8.1% rezulton se është përgjysmuar.
Shtrenjtimi i çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,80%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” si dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”
I vetmi nëngrup i cili ka regjistruar ulje rezultojnë transportet me 0.46%. Kjo luhatje e inflacionit shton mundësitë që Banka Qendrore të ndërhyjë për të rritur normën bazë të interesit në muajt në vijim.Një politikë e tillë është paralajmëruar më herët nga Banka Qendrore ndërsa inflacioni aktualisht qëndron në nivelin 3%