Infertiliteti te çiftet e reja, mjeku tregon shkaqet: Dikur në vizita vinte gruaja një muaj më pas burri

schedule09:10 - 20 Maj, 2021

schedule 09:10 - 20 Maj, 2021

Infertiliteti përkufizohet si pamundësia e një çifti për të arritur një shtatëzani   pas 1 viti marrëdhëniesh të pambrojtura.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, mjeku embriolog në spitalin “Hygeia”, Marsel Haxhia ka shpjeguar shkaqet e infertilitetit te çiftet e reja.

Ai ka deklaruar se në ditët e sotme takimet në klinika kanë ndryshuar pasi çifti shkon për konsultë bashkë te mjeku.

Mosha e gruas është shumë është e rëndësishme se te femrat vezorja është e programuar që në lindje dhe janë të lidhura me faktorët e jashtëm.

Takimet i kërkojmë në çift dhe mundësia është 50 me 50. Kanë ndryshuar gjërat, nëse dikur vinte gruaja një muaj më pas burri, tani kjo ka ndryshuar. Ajo që do të thoja unë është gjithmonë e më shumë kemi marrë  sindromën e vendeve të zhvilluara. Gjithmonë e më shumë shohim çifte në moshë të madhe që paraqiten te ne dhe duam apo nuk duam ne është më e vështirë për t’u zgjidhur.

Më tej, mjeku Haxhia ka treguar se shumë çifte që kanë një fëmijë dhe hasin në pamundësi për një fëmije të dytë. Kjo metodë quhet infertiliteti sekondar dhe është shumë i përhapur.

“Infertiliteti sekondar është kur një x çift kanë një fëmijë dhe për arsye të ndryshme nuk i vjen një fëmijë i dytë. Arsyet mund të jetë të ndryshme dhe është i njohur.

Infertiliteti nëse ka problem me tubat nuk zgjidhet dot, nëse janë parametrat e femrës kurohet me mjekim, po nuk është e thënë. Nuk është vetëm kurimi invitro se të gjithë kështu thonë. Sepse ajo është ajo që flitet më shumë, po kemi një rrugë tjetër“.

Mjeku ka theksuar se metoda invitro nuk është luks, por konsiderohet e tillë pasi nuk sigurohet dot nga shteti.

Invitro nuk është luks, sepse u zgjova dhe dua shtatzëni të shpejtë tani. Fekondimi i tillë konsiderohet luks, prandaj nuk sigurohet nga shteti, por nuk është kështu.

Çmimi invitro në Shqipëri është pak a shumë me vendet europiane, për të mos thënë më lirë, vetëm se këtu nuk paguhet nga shteti.

Mesazhi që duhet të përcillet është se çiftet duhet të kontrollojnë te mjekët që janë të specializuar për këtë fushë, mos të humbin kohë kot”l.k/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!