Simone Inzaghi është infektuar me COVID-19. Trajneri i Lazios ka bërë tamponin dhe ka dalë pozitiv dhe nuk do të jetë në stol kundër Hellas Verona ditën e diel.
Lazio doli me komunikatë dhe bëri me dije se një anëtar i stafit teknik kishte dalë pozitiv pas një tamponi të kryer privatisht së bashku me anëtarë të tjerë të familjes së tij.
Identitetin e ka bërë me dije gruaja e Simone Inzaghi, e cila në profilin e saj në Instagram ka shkruar: “Përshëndetje të gjithëve. Ne donim t’ju bënim me dije se fatkeqësisht e gjithë familja jonë, pas tamponëve të kryer në shtëpi, ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Ne jemi mirë dhe në izolim sipas protokollit. Një përqafim për të gjithë ju”, shkruan partnerja e trajnerit të Lazio. /abcnews.al