Infektivi do të vijojë të qëndrojë Covid, mjekja: Vaksinimi të mbron nga shtrimi në spital

schedule16:27 - 5 Korrik, 2021

schedule 16:27 - 5 Korrik, 2021

Nga Ajgena Korbi

Infektivi në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë do të vijojë të trajtojë të sëmurët me Covid nga i gjithë vendi ndërsa të prekurit nga infeksionet e tjera do të marrin shërbim në spitalin e ish-kirurgjive.

Ndërkohë infeksionistët në spitalin Covid-1 sipas mjekes Esmeralda Meta po kujdesen për katër paciente. Ata janë mbi 50 vjeçe dhe  të pavaksinuar kundër Covid-19.

“Rastet janë nën oksigjeno-terapi. Dy prej tyre janë më rëndë. Nuk kanë qenë të vaksinuar në momentin e infektimit. Vaksina është mjaft e nevojshme për grup mosha të caktuara dhe në total për popullatën sepse minimizon kalimin në forma të rënda,” thotë mjekja.

Vaksinat  sipas mjekëve kanë treguar efektivitet dhe ndaj variantit “Delta” të Covid 19 që po përhapet me shpejtësi në Europë. Shqipëria thonë specialistët është e rrezikuar prej tij, por deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!