Një ditë pasi 12 pacientë humbën jetën si pasojë e koronavirusit në spitalet Covid, situata te Infektivi sot paraqitet më e qetë.
Gazetari Maksi Rama ndodhej para ambienteve të spitalit Covid-1, ndërsa raporton se ka një ritëm më të ulët të autoambulancave që mbërrijnë para hyrjes, krahasuar me ditët e tjera.
Kujtojmë se prej ditësh në hyrje të Infektivit janë raportuar pamje të një numri të madh ambulancash, shkruan abcnews.al.
Këto pamje kanë sjellë edhe përplasje dhe akuza mes qeverisë dhe opozitës. Kjo e fundit akuzon se spitalet janë në kolaps dhe të sëmurët mbahen në ambulanca, ndërkohë që qeveria i hedh poshtë këto akuza. g.v/abcnews.al