Infeksionisti: Situata nga Covid serioze, mbyllja e shkollave dhe e kafeneve e domosdoshme

schedule13:35 - 11 Nëntor, 2020

schedule 13:35 - 11 Nëntor, 2020

Mjeku infeksionist në spitalin Hygeia, Arben Pilaca në një intervistë për ABC ka dhënë detaje në lidhje me situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi.

Mjeku është shprehur se është normale që dimri do të kishte një rritje të rasteve të reja me Covid për shkak të të ftohtit dhe qëndrimit në ambiente të mbyllura.

Pilaca në fjalën e tij thekson se njerëzit janë ato që do të mund të ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së koronaviruit.

Po fillon tashmë që pandemia të marrë pamjen e saj, akoma nuk ka arritur në situatën më kritike por është në momente të vështira. Dimri ka më shumë ndikim dhe besoj se shifrat janë të pritshme. Unë theksoj se duhet të kemi kujdes pasi tendenca është për tu rritur rastet. Rritja erdhi me ftohjen nga vjeshta në dimër, hapja e shkollave dhe e institucioneve të tjera. pandemia nuk është vetëm problem mjekësor por është problem global. Është problem, social, politik, ekonomik  shëndetësor ndaj është e rëndësishme që të gjithë bashkë duhet të bashkëpunojmë. Koha e vetëm mund të jetë në 18 muaj dhe pse nuk është një shifër e saktë por për afërsisht nëse do të marrim në konsideratë fillimin e pandemisë nga janari dhe shkurti do të kemi një rikthim të jetës normale  pasi dhe kontakti i virusit mund të ketë jetë ngopur me kontaktin njerëzor”, ka thënë mjeku.

Gjithashtu mjeku ka theksuar se në këtë fazë është e rëndësishme që të mbyllen kafet dhe shkollat pasi shumë të rinjtë duke qenë se qëndrojnë shumë gjatë në ambiente të tilla kanë propabilitet që të çojnë në shtëpi Covid.

Për mua është e rëndësishme që të mbyllen shkollat në vendin tonë, pasi ne dhe mjedisin social në familje e kemi shumë të vogël, i kemi të gjithë bashkë, prindër gjyshër etj. Momenti më i rrezikshëm i fëmijëve është kur ato vijnë në shkollë dhe dalin nga shkolla. Kafet gjithashtu duhet të mbyllen pasi  janë një tjetër institucion ku fëmijët rrinë me orë të gjatë. Jam dakord që të ketë orare kufizimi. Infeksioni është më i madh  në ambiente të mbyllura. Është koha për të marrë vendime të guximshme dhe të shpejta, para se me qenë shumë vonë”, ka thënë ai.

Doktori gjithashtu ka thënë se dieta ka një rol të veçantë në mbrojtjen e shëndetit nga Covid.

Njerëzit sa të dalin nga shtëpia duhet ta kenë mendjen te Covid. Duhet të marrim një dietë me vitamina natyrore, dhe trupi merr atë që i duhet dhe jo në mënyrë artificiale, dieta duhet të jetë pa shumë sheqer dhe krip. Duhet të konsumojmë sa më shumë fruta, jam kundra ngrënies së çokollatave, lëngjeve të frutave që janë të ëmbla. Konsumoni sa më shumë gjëra bio.

Pandemia është multidimensionale dhe nuk është vetëm shpjego nga erdhi. Sëmundjet infektive kanë një simptomë. Psikoza infektive është si rezultat i disa enzimave që prodhon organizmi dhe prishje të perceptimit, unë kam pas dhe disa raste që kanë tentuar një gjë të tillë por fatmirësisht kemi qëlluar aty dhe e kemi parandaluar një gjë të tillë”, është shprehur mjeku.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!