Infatino: Racizmi në Itali? Shumë serioz, të rritet dënimi!

schedule09:53 - 23 Shtator, 2019

schedule 09:53 - 23 Shtator, 2019

Presidenti i FIFA, Gianni Infatino, i ka kërkuar Federatës Italiane të Futbollit që të mos qëndrojë duarkryq për racizmin në shkallët e stadiumit, por të marrë masa, të dënojë racistët, madje dhe të rrisë masën e dënimit. Në fjalën e tij, Infatino tha:

“Racizmi luftohet me edukim, dënim dhe diskutim”, tha presidenti i FIFA-s, i cili ishte i ftuar në një emision në televizionin italian Rai. “Ju nuk mund të keni racizëm në shoqëri ose në futboll. Në Itali, situata nuk është përmirësuar dhe kjo është serioze.

“Duhet t’i identifikoni ata që janë përgjegjës dhe t’i hedhin jashtë stadiumeve. Ju duhet, ashtu si në Angli, të rrisni masën e dënimit. Nuk mund të keni frikë të dënoni racistët, ne duhet t’i luftojmë ata derisa të ndalen”, përfundoi Infatino./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!