“Futbolli humbet një nga buzëqeshjet e tij më të bukura dhe më ngjitëse, atë të Gianluca Viallit”, këshut nis mesazhi i Gianni Infantinos, me një postim në Instagram.
Presidenti i FIFA-s bëri homazhe në kujtim të ish-sulmuesit që u nda sot nga jeta në moshën 58-vjeçare.
“Vialli ishte një futbollist i madh dhe një njeri inteligjent. Një ditë më pa të dribloja dhe më tha: ‘Gianni, ta pranojmë, ti nuk di të driblosh. Unë do të të mësoj’, dhe përsëri buzëqeshi.
Është e drejtë ta kujtojmë kështu nëpërmjet shprehisë të tij të gëzuar. Pasioni i tij ishte përkufizimi më i bukur i futbollit. Një përqafim i madh për familjen dhe miqtë e tij”, u shpreh Infantino./ h.ll/abcnews.al