Inertet nga tërmeti problem për mjedisin, bashkia Shijak: Do ti pastrojmë për të nisur rindërtimin

schedule14:13 - 28 Maj, 2020

schedule 14:13 - 28 Maj, 2020

Inertet kanë pushtuar Shqipërinë në çdo cep të territorit.

Më shqetësuese mbetet çështja e  trajtimit të  mbetjeve  inerte  të shkaktuara nga prishja e godinave si pasojë e tërmetit të 26  Nëntorit.

Grumbuj gurësh e hekurash vëren në shumë zona që u goditën nga tërmeti në vend.

Mbetjet e godinave të shembura janë të vështira për tu menaxhuar edhe për shkak se përmbajnë materiale të llojeve të ndryshme e pikërisht për këtë kërkojnë venddepozitime të posaçme për trajtimin e tyre.

Këto mbetje përveç gurëve, drurëve e betonit përmbajnë përmbajnë edhe substanca të tjera si profile hekuri e celiku gjë që e rëndon edhe  më shumë rrezikun e ndotjes.

Bashkia e Shijakut është një ndër zonat më të prekura nga lëkundjet e tërmetit.

Kreu i Bashkisë Elton Arbana thekson se tashmë janë shembur 15 pallate dhe me përfundimin e këtij proçesi mbetjet inerte do te hiqen për ti dorëzuar sheshin ndërtuesve.

Sipas të dhënave deri tani përllogaritet që inertet nga termeti të jenë 350 mijë ton në Shijak e parashikohet të  shkojnë në qindra të tjerë kur të prishen dhe pallatat e tjera të dëmtuara

Deri më tani janë shembur 13 pallate janë edhe 5 për tu demoluar dhe pas kësaj ne do të bëjmë dhe depozitimin e mbetjeve. Zomna është kthyer në një kantier ndërtimi dhe të gjithë koto pallate ndodhen në këtë zonë dhe ne duhet të krijojmë lehtësira për ndërtuesit për të liruar sheshin e ndërtimit”, është shprehur Arbana

Raporti i fundit i  Gjendjes se Mjedisit  pranon, se në Shqipëri “Mbetjet inerte, mbetjet e rrezikshme, mbetjet spitalore dhe mbetjet e kafsheve nuk trajtohen sipas kerkesave ligjore, pasi  mungojne landfillet e veçanta që mbeten emergjenca më e madhe në vend.

Mbetje tërmeti që pritet të hiqen, ka edhe në Tiranë, në shkollën “Sami Frashëri”, në Durrës dhe periferitë e tij.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!