Indrit Sefa jep mesazhin e parë si kandidati i PD: Sfidat që kemi përpara për të fituar bashkinë Lushnje

schedule22:41 - 3 Shkurt, 2022

schedule 22:41 - 3 Shkurt, 2022

Kandidati i Partisë Demokratike për kryebashkiak të Lushnjes ka dhënë mesazhin e tij të parë pas zyrtarizimit të kandidaturës. Ndërsa u drejtohet qytetarëve, Indrit Sefa thotë se kjo është një sfidë për Lushnjën, që qytetit t’i hapet një tjetër perspektivë.

Për Sefën, 6 Marsi është mundësia për të dhënë kontributin për qytetin ku ka lindur.

MESAZHI

“Të nderuar bashkëqytetarë, Të dashur demokratë,

Sot Kryesia e Partisë Demokratike më dha besimin dhe përgjegjësinë për të përfaqësuar Partinë Demokratike në garën elektorale të 6 Marsit.

Kjo garë është sfidë për çdo qytetar të Lushnjës, por edhe për çdo demokrat.

Është sfidë për Lushnjën, që qytetit t’i hapet një tjetër perspektivë, ajo e shërbimit ndaj qytetarëve, drejtimit me përulësi dhe ndershmëri.

Është sfidë për demokratët, jo vetëm për momentin që po kalojmë brenda nesh, por mbi të gjitha sepse kanë shansin të marrin drejtimin e qytetit, për të treguar modelin e tyre të qeverisjes.

Për mua si djalë i Lushnjës, si biri i dy prindërve punëtorë lushnjarë, si bashkëshort dhe prind i një vajze të vogël, 6 Marsi është mundësia për të dhënë kontributin tim për qytetin. Lushnja është familja ime e madhe.”

Kujtojmë se mbrëmjen e së enjtes, kryesia e Partisë Demokratike miratoi kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Kandidatët janë propozuar nga strukturat e Partisë Demokratike dhe u miratuan unanimisht nga kryesia e PD.

KANDIDATËT

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!