Raportohet se në Indonezi është ndaluar shitja e cigareve për personat nën moshën 21-vjeç.
Sipas “Antara News”, në Indonezi janë vendosur rregullore për shitjen e cigareve.
Sipas rregullores së re, ndalimi i shitjes së cigareve u rrit nga 18 në 21-vjeç ndërsa u ndalua edhe shitja e cigareve për gratë shtatzëna.
Shitja e cigareve nuk do të lejohet brenda 200 metrave nga këndet e lojërave të fëmijëve dhe institucioneve arsimore.
Ministri indonezian i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin tha se rregullorja pasqyron vendosmërinë e qeverisë për të transformuar dhe realizuar një ekosistem kombëtar shëndetësor gjithëpërfshirës.