Indonezi, po luante badminton, 17-vjeçari kinez rrëzohet dhe vdes

schedule22:18 - 1 Korrik, 2024

schedule 22:18 - 1 Korrik, 2024

Një tragjedi e pabesueshme ka ndodhur në qytetin indonezian të Yogyakarta ku u mbajt Kampionati Aziatik i Badmintonit për të Rinj (U18).

17-vjeçari nga Kina, Zhang Zhijie po përballej me Japonezin Kazuma Kaëano me rezultatin e barabartë 11-11 në setin e parë kur papritur u rrëzua në tokë.

Kundërshtari i tij u hutua, edhe gjyqtarët dhe kur trajneri tentoi të ishte pranë tij, ky i fundit ia ndaloi. Arsyeja pse ai nuk iu bind atyre mesa duket do ta ndjekë atë për një jetë pasi ato sekonda dramatike rezultuan se ishin momentet e fundit të jetës së atletit fatkeq.

Mjekët e ndihmës së parë u vonuan dhe pikërisht kjo vonesë plus fakti që nuk kishte defibrilator shkaktoi reagime të mëdha në rrjetet sociale.

Në një deklaratë të lëshuar nga Federata e Badmintonit e Azisë dhe Shoqata e Badmintonit të Indonezisë, ata thanë se sportisti i pafat u dërgua në spital nga ambulanca e lojërave në më pak se dy minuta, por fatkeqësisht atje u shpall i vdekur.

Spitali lokal nuk ka përcaktuar ende shkakun e vdekjes, por dyshohet për arrest kardiak.

/abcnews.al