Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë ende të zhdukur pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sumatra të Indonezisë gjatë fundjavës, tha agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Indonezisë (BNPB).
“Në total, 16 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë të zhdukur”, tha zëdhënësi i agjencisë, Abdul Muhari.
Landslide and flash floods leave at least 16 dead in Sumatra, Indonesia https://t.co/IbgjekENyQ
— Irish Independent (@Independent_ie) November 25, 2024
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut goditën katër zona në provincën veriore të ishullit. Rajoni Karo regjistroi numrin më të madh të viktimave, me pesë persona të gjetur të vdekur dhe pesë të tjerë ende të zhdukur pas vërshimit të një lumi të shtunën.
Viktimat e tjera të motit u gjetën në tre zona të tjera të provincës: Deli Serdang, Tapanuli Jugor dhe Panang Lawas./abcnews.al