“Individë që pasurohen shpejt”, gazetarja Anila Hoxha: Shoqëria jonë nuk ofron modele për të rinjtë

schedule13:10 - 11 Tetor, 2022

schedule 13:10 - 11 Tetor, 2022

Gjatë intervistës për emisionin “Vetting” 20-vjeçari nga Tirana u shpreh se ëndrra e tij është të hap një shtëpi bari në Angli pasi sipas tij atje mund të bësh sasi të mëdha lekësh. Është tronditëse, sepse për fat të keq është ëndrra e shumë të rinjve shqiptar të kësaj kohe. Ata nuk duan e as i ëndërrojnë auditoret e universiteteve. Modelet e tyre që shpesh vijnë përmes rrjeteve sociale, janë historitë tragjike të të rinjve shqiptarë që sot janë në majat e krimit të organizuar në botë.

Sipas gazetares Anila Hoxha shoqëria jonë nuk ofron modele që mund të ndiqen nga të rinjtë.

“A ofron shoqëria jonë modele frymëzuese tek të cilët të rinjtë dhe gjithë të tjerët ti shohin ti kopjojnë. Pra cili është modeli që të rinjtë kanë aktualisht, kanë modelin e një individi i cili pasurohet shpejt, fiton para shpejt. Në momentin që drejtësia nuk vepron për të hetuar pasuritë e një personi të tillë, një personazhi që është potencialisht një trafikant atëherë një i ri 20-vjeçar, 30-vjeçar e kështu me radhë është gati dhe është në gatishmëri të kopjojë atë model, konsideron atë modelin e suksesit dhe jo modelin e suksesit dikë tjetër i cili është i angazhuar, është i përpiktë me ligjin dhe është gati të zbatojë ligjin dhe të qëndrojë një qytetar i ndershëm megjithëse ka atë malin e faturave dhe pamundësirave të mëdha”.