India testoi me sukses një raketë të aftë për të mbajtur një kokë bërthamore

schedule21:15 - 28 Tetor, 2021

schedule 21:15 - 28 Tetor, 2021

India së fundmi ka testuar një raketë që është e aftë për të mbajtur një kokë bërthamore, me një rreze veprimi prej 5000 kilometrash. Mediat e huaja bëjnë me dije se India ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale që mund të mbajë një kokë bërthamore dhe të godasë pothuajse çdo pjesë të Kinës.

Testi i raketës erdhi vetëm disa javë pasi u mësua se Pekini kishte testuar një raketë hipersonike gjatë verës. Kjo është prova e parë e predhës indiane Agni-5, e cila mund të mbajë një kokë bërthamore dhe të godasë objektivat 5000 kilometra larg me saktësi shumë të lartë, pretendon ushtria indiane.

Kjo do të thotë se India mund të godasë objektivat pothuajse në çdo pjesë të Kinës. Raketa përdor tre faza të një motori me lëndë djegëse të ngurtë, që do të thotë se pjesët e raketës hidhen kur u mbarojnë karburanti.

Për t’u konsideruar si një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), raketa duhet të ketë një rreze veprimi prej të paktën 5,550 kilometrash. Politikani indian Ashish Sood ndau një infografik duke sugjeruar se rrezet e raketës mund të jenë edhe më të mëdha.

Ndërkaq kujtojmë se testi u krye nga ishulli APJ Abdul Kalam dhe goditi një objektiv në Gjirin e Bengalit, dhe predha u qëllua gjatë natës.

India është në një grup të vogël vendesh që kanë armë bërthamore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!