India shënon viktimën e parë nga varianti Omicron

schedule12:46 - 5 Janar, 2022

schedule 12:46 - 5 Janar, 2022

India është vendi i radhës që ka raportuar  viktimën e radhës nga varianti më i përhapur në momentin në botë ai i Omicron.

Mediat e huaja bëjnë me dije se vdekja u regjistrua në shtetin perëndimor të Rajasthan më 31 dhjetor , ai është një 73-vjeçar, i cili u diagnostikua pozitiv në 15 dhjetor dhe që atëherë është shtruar në spital.

Sipas informacioneve, gjendja e tij shëndetësore tashmë ishte e rënduar, pasi vuante nga sëmundje të tjera. Përveç kësaj, ai ishte vaksinuar dyfish dhe nuk kishte histori të udhëtimit të fundit në një vend tjetër./abcnews.al