Disa javë pasi India refuzojë të rinovojë licencën e financimit ndërkombëtar të organizatës bamirëse “Nënë Tereza”, vendi tashmë ka lejuar organizatën të marrë fonde të huaja. Në ditën e Krishtlindjeve Ministri i Brendshëm deklaroi se nuk i kishte rinovuar licencën organizatës bamirëse, shkruan BBC
Përfaqësuesit e hindu kanë akuzuar prej kohësh bamirësinë për përdorimin e programeve të saj për të kthyer njerëzit në fenë e krishterë. Organizata bamirëse i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.
Lajmi për rinovimin e licencës u postua nga Derek O’Brien, një ligjvënës nga partia opozitare e Kongresit Trinamool.
Organizata bamirëse me bazë në Kolkata u themelua në vitin 1950 nga Nënë Tereza. Është një nga organizatat bamirëse katolike më të njohura në botë. Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj humanitare dhe u shpall shenjtore nga Papa Françesku në vitin 2016, 19 vite pas vdekjes së saj.
/abcnews.al