India raporton 26 raste të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca

schedule15:09 - 17 Maj, 2021

schedule 15:09 - 17 Maj, 2021

India ka raportuar 26 raste të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca. Kjo është hera e parë që India ka raportuar raste serioze të  mpiksjes së gjakut, pas 164 milion dozave të administruara.

Komiteti shqyrtoi 498 raste të efekteve anësore serioze dhe të rënda pas injektimit të vaksinës, dhe 26 prej tyre kishin zhvilluar mpiksje gjaku. Ministria tha që përqindja e efekteve anësore në Indi ishte rreth 0.61 për milion doza, shumë më e ulët se 4 e Britanisë dhe 10 e  Gjermanisë.

India është një nga vendet më të prekura në botë nga koronavirusi. Vendi ka raportuar  24,965,463 raste dhe 274,411 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al