Këshilli i Ministrave miratoi një javë më parë vendimin për rritjen e pensioneve me 6%. Me këtë indeksim të dytë brenda vitit, rritja e pasioneve në Shqipëri ka shkuar në nivelin e 9.5%.
Në lidhje me këtë, Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, thotë në studion e Abc Live, se rritja e pensioneve me indeksim ka efekte pozitive afatgjata për pensionistët, teksa thotë se pensionistët që do të dalin për herë të parë në pension në vitin 2023 do të marrin shumën e cila do të ketë të përfshirë rritjen e pensionit bashkë me indeksimin.
“Indeksimi vlen dhe për të gjithë pensionistët e rinj, apo ata të vitit 2023, sepse është një pension i indeksuar, që nuk ndryshon dhe është për të gjithë kohën, dhe sipas tij është më shumë sesa një një paketë krize“, tha Hado.
Digjitalizimi i aplikimit për pension
Hodo thotë se në muajt e parë aplikimet për pension ranë për shkak të paqartësisë të qytetarëve në lidhje me aplikimin online. Ndërsa thotë se se tani qytetarët e kanë adoptuar mënyrën se si të aplikojnë online.
“Sportelet fizike i kemi mbyllur, bëhen vetëm online. Muajin e parë patëm problem, por qytetarët kamë filluar të mësohen të edukohen. Shumica dërrmuese e tyre janë përshtatur dhe e kanë realizuar me ndihmën e të afërmve. Pensioni mund të kërkohet Brenda një viti. Prisja të ishte më e përkeqësuar situata për sa i përket aplikimeve. Po punojmë fort me rrjetet sociale. Ka dy adresa facebook-u. Ka një faqe ku qytetarët mund të ankohen. Verifikimi I pagave të punonjësit bëhet online”, tha Hado./Abcnews.al/