Indeksi i “Bloomberg”, Shqipëria ndër popullsinë më të shëndetshme në rajon

schedule15:37 - 25 Shkurt, 2019

schedule 15:37 - 25 Shkurt, 2019

Raporti më i fundit mbi shëndetin e popullatës së botës për vitin 2019 nga “Bloomberg”, e rendit Shqipërinë në vendin e 43, me një rritje prej 7 shkallësh krahasuar me 2018. Por në rajon, kampion rezulton Mali i Zi, ndërsa ne europë Islanda dhe Zvicra.

Mënyra e jetesës e të ushqyerit, si dhe kujdesi shëndetësor, pavarësisht përmirësimeve, e rendisin Shqipërinë larg vendeve të zhvilluara. Indeksit i Shëndetit të “Bloomberg” për 2019 e rendit Shqipërinë në vendin e 43-të në botë sa i përket shëndetit.

Në bazë të raportit kemi një përmirësim pasi vendi ynë rezulton me një rritje prej 7 shkallësh krahasuar me vitin 2018. Pjesë e këtij studimi ishin rreth 169 shtete dhe studiohen të gjitha komponentët që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm.

Por në rajon, kryeson Mali i Zi, i renditur në vendin e 41, popullsia e të cilit rezulton më e shëndetshmja në Ballkan. Boshnjakët  e ndjekin në renditje, në vendin e 42 të të gjithë listës së studiuar, më pas vijnë shqiptarët, kurse Serbia e 55-a dhe Maqedonia e 56-a, janë më pak të shëndetshmit në rajon.

Pavarësisht këtij rezultati nga “Bloomberg”, Shqipëria edhe pse përmirësuar është ende larg shteteve të zhvilluara të Europës, pasi vetëm 4 prej tyre janë në dhjetëshen e parë të vendeve me popullsinë më të shëndetëshme në botë. Bëhet fjalë për Islandën që është në vendi i tretë, Zvicrën në të pestin, Suedinë në të gjashtin dhe Norvegjinë në vendin e nëntë.

Japonia ishte kombi më i shëndetshëm aziatik, duke u renditur tre vende nga sondazhi i vitit 2017 në vendin e katërt në 2019 dhe duke zëvendësuar Singaporin, i cili ra në vendin e tetë.

Indeksi mbi shëndetin e kombeve nga “Bloomberg” u bazua në variablat që morën parasysh jetëgjatësinë, përdorimin e duhanit dhe obezitetin. Gjithashtu raporti mori për bazë edhe faktorët mjedisorë, ku në fokus ishte furnizimi me ujë të pastër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!