Kremlini ka deklaruar se disa vende bënë “deklarata të pabaza” në lidhje me shpërthimin që ndodhi ditën e djeshme në territorin polak pranë kufirit me Ukrainën.
Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Rusia nuk kishte asnjë lidhje me incidentin, për të cilin ai shpjegoi se ishte shkaktuar nga një sistem i mbrojtjes ajrore S-300, të cilin Ministria ruse e Mbrojtjes e kishte cilësuar gjithashtu si një “provokim të qëllimshëm”.
Peskov theksoi se reagimi i SHBA-së ishte “i rezervuar” në krahasim me atë të vendeve të tjera, me sa duket duke iu referuar asaj që tha Joe Biden për origjinën e raketës.
Lexo edhe: “Incident tragjik”, Polonia dhe NATO nuk fajësojnë Rusinë për sulmin me raketa
Liderët e vendeve të NATO-s po mbajnë një takim urgjent për t’iu përgjigjur sulmit me raketa në një fermë në Poloni ditën e djeshme. Deri më tani, aleanca ushtarake perëndimore dhe vetë qeveria polake, kanë shmangur fajësimin e Rusisë.
/abcnews.al