Incidenti me zv.ministren e Drejtësisë, tenton të ulë mikrofonin por pa sukses

schedule14:13 - 10 Tetor, 2022

schedule 14:13 - 10 Tetor, 2022

TIRANË – Disa nga Ministrat e qeverisë Rama kanë mbajtur një konferencë për mediat për të raportuar për vendimet e marra nga mbledhja e sotme e qeverisë.

Pas Delina Ibrahimajt dhe Mirela Kumbaros, radhën e ka pasur zv.ministrja e Drejtësisë Adea Pirdeni për të raportuar. Por teksa ajo është afruar pranë mikrofonit për të folur, duket se ka zbritur një shkallë më poshtë ndërsa mikrofoni ishte shumë lart për të.

Kjo ka sikletosur zv.ministren e cila është detyruar që të tentojë të ul mikrofonin por pa sukses. Megjithatë zv.ministrja ka vijuar deklaratën e saj me vendimin e marrë sot në qeveri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!