Incidenti me kështjellën prej gome, këta janë 5 vogëlushët që humbën jetën

schedule08:51 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 08:51 - 17 Dhjetor, 2021

Mediat në Australi kanë publikuar fotot e pesë fëmijëve që humbën jetën tragjikisht pas një incidenti me një kështjellë gome.

Zane Mellor, Peter Dodt, Jye Sheehan, Jalailah Jayne-Maree Jones, të gjithë 12-vjeçarë dhe shoqja e tyre e klasës Addison Stewart, 11 vjeç humbën jetën pasi kështjella prej gome në të cilën po luanin u mor përpara nga një “mini tornado”.

Ngjarja ndodhi në shkollën fillore Hillcrest në Devonport, Tasmani. Ndërkohë një banore në zonë krijoi një llogari për të ndihmuar familjarët e viktimave dhe në 24 orë u mblodhën të paktën 700 mijë dolllarë.

Ndërkohë në spitalin Royal Hobart janë të shtruar në gjendje të rëndë tre fëmijë kurse një tjetër ka marrë lëndime të lehta. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!