Incidenti me dronin në Detin e Zi, kolonel Toci: Në vendet baltike shkelet çdo javë hapësira ajrore nga avionët rus

schedule21:04 - 15 Mars, 2023

schedule 21:04 - 15 Mars, 2023

Kolonel Çlirim Toci, ka qenë i ftuar në një lidhje Skype nga Estonia në emisionin “Lufta dhe Paqja” të gazetarit Artur Zheji në ABC News.
Toci tha se pas incidentit me dronin amerikan në Detin e Zi, një ngjarje tjetër ndodhi në hapësirën ajrore të 2 vendeve të Baltikut.
Ai tha se një avion rus u afrua në hapësirën ajrore të Estonisë dhe forcat e NATO-s e konsideruan rrezik duke ngritur avionët dhe shoqëruar atë rus jashtë zonës së rrezikut.
“Menjëherë pas ngjarjeve që ndodhën në Detin e Zi, me dronin amerikan dhe avionët rusë, ndodhi një ngjarje tjetër në hapësirën ajrore të 3 vendeve të Baltikut, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, e cila është një hapësirë ajrore e NATO-s dhe monitorohet nga dy vende anëtare nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.
Një avion i tipit SU-24 u afrua në hapësirën ajrore të Estonisë, e cila nga NATO dhe forcat e saj u konsiderua si rrezik. Avionët e NATO u ngritën në ajër  dhe shoqëruan avionin rus jashtë territorit jashtë zonës së rrezikut.
Ky incident nuk është një incident i ri. Ne këtu në Estoni kemi thuajse çdo javë shkelje të hapësirës ajrore nga avionët rusë,” tha Toci.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!