Incidenti i dytë brenda pak javësh, mbreti Charles sulmohet sërish me vezë

schedule16:02 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 16:02 - 6 Dhjetor, 2022

Mbreti Charles është sulmuar sërish me vezë gjatë një shëtitjeje në Luton sot ndërsa policia arrestoi burrin e dyshuar për sulmin. Truprojat ndërhynë shpejt për ta larguar monarkun nga ngjarja në Sheshin e Shën Gjergjit. Kjo ngjarje vjen një muaj pasi u sulmua me vezë teksa ndodhej në York.

Policia tha se kishte arrestuar një burrë rreth të njëzetave, i cili tani është në paraburgim. 74 vjeçari e kaloi me sportivitet situatën dhe shpejt filloi të shtrëngonte duart me audiencën. Kujtojmë që muajin e kaluar ai u sulmua nga një i ri teksa bërtiste se “ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve”.

NJË MUAJ PARA: Në një incident të mëparshëm, Charles, 74 vjeç, u qëllua me katër vezë në York nga një burrë që bërtiste "ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve".

/abcnews.al